Lajme

22 August 2017

Jay Z flet për herë të parë për sherrin me Solange dhe marrëdhënien e tyre pas saj…

|
By
|
0 Comment
|

Jay Z ka vendosur kohët e fundit të flasë për një sërë çështjesh që kanë pasur vërtet interes kohë më parë. Pasi sqaroi si qëndronte konflikti i tij me Kanye West tani është radha të flasë për zënkën me kunatën e tij, Solange Knowles në ashensor 3 vite më parë pas Met Gala 2014.

Duke qenë se këngëtari i njohur vazhdon të jetë i martuar ende me Beyonce, u shpreh se kjo ishte hera e parë që ai ishte zënë me motrën e gruas. Jay Z nuk u fut në detaje, por u mjaftua duke thënë se këto janë gjëra që ndodhin.

“Gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Unë jam zënë me vëllezërit e mi dhe kam debatuar me ta gjatë gjithë jetës sime. Thjesht ndodh”,-u shpreh Jay Z.Jay Z shtoi më pas se janë sqaruar dhe nuk e konsideron Solange-n si kunatë, por si motër.

Shikoni momentin e zënkës mëposhtë:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com