Jay Z në krye të festivalit të vitit “Made in America”
Reperi Jay Z po kthehet në krye të festivalit të “Made In America” në Filadelfia të Pensilvanisë në shtator.Hitbërësi i “The 99 Problems” që ishte një nga atraksionet kryesore në vitin 2012, të hënën zbuluoi se do të kthehet në Parkway Benjamin Franklin për të udhëhequr festimet edhe një herë.Ai do të bashkohet me J. Cole dhe The Chainsmokers dhe kunaten Solange, Pusha T, Vic Mensa, DMX, Migos dhe shumë të tjerë.Festivali i gjashtë vjetor “Made In America” do të zhvillohet më 2 dhe 3 shtator.
Ngjarja e këtij viti do të përfitojë nga Bashkimi Amerikan i Lirive Civile i Pensilvanisë dhe Rruga e Bashkuar e Filadelfias së Madhe dhe Jugu i Nju Xhersit.
Rihanna dhe Coldplay ishin në krye të ngjarjes muzikore vitin e kaluar.