Jay-Z rrëfen “mëkatet” nëpërmjet “Family Feud”
Albumi kaq shumë i përfolur “4:44” i reperit Jay-Z përfshin disa projekte që vijnë si kundërpërgjigje ndaj albumit vizual “Lemonade” të Beyonce.
“Family Feud” shfaq Beyoncen brenda një kishe teksa pret Jay-Z i cili është i shoqëruar nga vajza e tyre Blue Ivy. Ajo është një dëshmitare e tradhëtisë dhe e mëkateve të tij.
Një skenë tjetër e shfaq 48-vjeçarin të ulur në dhomën e rrëfimit kur përmend “Bekin me flokë të bukur” ndërkohë që nga ana tjetër nuk ndodhet prifti por Beyonce e cila pritet që të dëgjojë dhe të falë mëkatet e bashkëshortit të saj.
“4:44” pritet të jetë një ndër albumet më personale dhe më të vlerësuara nga kritika për vitin 2017.