Jay Z tashmë një Yll në Hall of Fame
Jay Z ka postuar në Twitter një falenderim ndaj legjendave të hip hop-it që e kanë frymëzuar.
Mbrëmjen e sotme ai do të vlerësohet me një Yll në Hall of Fame në seksionin e tekstshkruesve. Dhe kjo është hera e parë për një reper që do të ketë yllin e tij në këtë pjesë të Bulevardit më të njohur në botë. E kjo ngjarje e ka bërë atë të reflektojë e vlerësojë figurat më të njohura e që kanë qenë një inspirim për të në Hip Hop.Për më shumë shikoni fotot më poshtë me postimet në Twitter të Jay Z ku ka përmendur të gjithë emrat e artistëve që vlerëson.