Jay-Z tregon kuptimin e emrave të binjakëve të tij dhe Beyonce
Rreth dy muaj më parë diva e muzikës pop dhe reperi Jay-Z u bënë prindër për herë të dytë duke mirëpritur binjakët e tyre Sir dhe Rumi Carter.
Për herë të parë 47-vjeçari ka shpjeguar kuptimin e emrave të tyre të cilët janë kaq të veçantë. Ditën e kaluar ai ishte i ftuar në një podcast për “Rap Radar” duke ju përgjigjur më në fund pyetjes për emrat e binjakëve.
“Rumi është poeti ynë i preferuar nga Persia, ndërsa djali i cili quhet Sir, e pagëzuam me këtë emër vetëm nga mënyra sesi ka lindur. Ai dukej si një zotëri i sofistikuar kështu që ky emër ju përshtat më së miri.”
Gjithashtu, bashkëshorti i Beyonce ka shtuar se në muajin tetor po përgatitet për turin e tij botëror por për shkak të angazhimeve familjare mund ta shtyjë atë për vitin e ardhshëm.