Lajme

01 September 2017

Jay-Z tregon se si u përpoq ta shpëtonte Amy-n, por ajo nuk e dëgjoi

Jay Z është tepër i zënë me promovimin e albumit të tij ‘4:44’ dhe gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai ka vendosur të pushtojë kryeartikujt e mediave rozë duke folur për yllin britanik, Amy Winehouse.

Këngëtarja e “Back To Black” u nda nga jeta në vitin 2011 pas një beteje me alkoolin dhe drogën. Reperi 47-vjeçar ka thënë se është shqetësuar për të që kur u takuan për herë të parë në një klub nate në New York, raporton “UsWeekly.com”.

“E pash dhe i thashë që të qëndronte me ne”, ka kujtuar Jay Z. “Që herën e parë që dolëm i thashë të qëndronte me ne”.

Reperi vijoi më tej duke treguar: “Ajo na tha se do të shkruante këngë para fytyrës sonë. Ata po përpiqen të më çojnë në rehabilitim por nuk do shkoj”.

Amy u gjend e vdekur për shkak të helmimit me alkool në shtëpinë e saj në Londër, më 23 Korrik 2011, në moshën 27-vjeçare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com