Jemi në finale! Eugent Bushpepa mahnit me performancën e tij në Eurovision
Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit përfundoi me lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët sepse Eugent Bushpepa arriti të triumfonte me performancën e tij në Lisbonë të Portugalisë me këngën “Mall”.
Ai interpretoi në gjuhën shqipe këngën “Mall”, një interpretim korrekt duke shpalosur në tërësi vlerat e tij vokale si artist dhe duke emocionuar jo vetëm të pranishmit në sallë por edhe ata që e ndiqnin nërmjet ekranit.
Por nuk është vetëm ai në finale sespe edhe këngëtari tjetër shqiptar, Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë, është pjesë e finales si një prej 5 vendeve që financojnë këtë event të muzikës.
Dhe e treta, ajo që e ndezi skenën e Eurosong me “zjarrin” e saj, përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira, është kualifikuar gjithashtu për të qenë pjesë e finales së 12 majit.