Lajme

03 July 2018

Jenna Dewan lë pas krahëve divorcin me Tatum, i rikthehet ekranit

Në muajin maj ata lajmëruan se do t’i jepnin fund martesës së tyre 9-vjeçare dhe ky ishte një lajm i trishtë për fansat e dy aktorëve të famshëm.

Edhe pse ata theksuan se do të ishin shokë të mirë dhe një familje e ngrohtë për vajzën e tyre, që pas ndarjes nuk janë parë më bashkë. Jenna Dewan po i rikthehet fuqishëm biznesit të kërcimit dhe aktrimit dhe së fundmi është përfshirë në një serial muzikal me 10 seri nga Joshua Safran.

Në këtë serial shpalosen të gjitha aftësitë e 37-vjeçares në kërcim dhe pritet që ky serial i cili do të transmetohet në Netflix të ketë një sukses të jashtëzakonshëm falë Dewan.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com