Jenna Dewan në gjendje jo të mirë pas ndarjes nga Channing Tatum
Javën e kaluar aktorët Channing Tatum dhe Jenna Dewan shkruan se, kanë vendosur që ndërpresin marrëdhënien e tyre si çift edhe pse nuk dihet me siguri se kur do nisin procedurat e divorcit.
Pavarësisht se nuk bënë publike arsyen, mediat e huaja shkruan se ishte suksesi i Channing Tatum, i cili duket sikur ka lënë në hije famën e aktores.
Megjithëse ajo është një aktore e talentuar, të qenit nënë nuk e ka lejuar të angazhohet në role të mëdha filmike.
Ajo është fotografuar ditën e djeshme teksa dilte e vetme nga palestra. Jenna dukej e lodhur dhe në një gjendje jo të mirë psikologjike, por mbi të gjitha pa unazën e saj të martesës. Ajo është parë duke pushuar disa minuta në makinën e saj, para se të nisej.