Lajme

30 July 2018

Jenna Tatum pozon e zhveshur dhe ndihet e plotësuar…

Jenna Dewan Tatum, ka pozuar së fundmi e zhveshur për kopertinën e revistës “Women’s Health”. Ka qënë vetë Jenna, e cila ka publikuar disa imazhe nga seti fotografik në profilin e saj në Instagram. Ajo ka treguar se ky fotosesion ka shumë rëndësi për të, sidomos për vajzën e saj pesëvjeçare.

“Nuk mendoj se ka diçka më seksi sesa të bëhesh nënë. Ti jep jetë dhe nuk duhet ta ndryshosh brendësinë tënde vetëm pse ke fëmijë”, është shprehur ajo.

Jenna ka thënë më tej se kur i sheh vajza e saj këto fotografi mendon se ka një nënë të plotësuar dhe një grua shumë të ndjeshme. Gjatë intervistës për këtë revistë, aktorja ka folur edhe për ndarjen me aktorin Channing Tatum, me të cilin ka qenë e martuar për nëntë vite duke u shprehur se do i nevojitet kohë për të kaluar shkurorëzimin.

“Çdo gjë është ndryshe dhe e re, por kjo është jeta ime dhe jam e sigurt se do të mësohem”, ka rrëfyer ajo.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com