Jennifer Aniston dhe Justin Theroux shkurorëzohen pas dy viteve martesë
Sipas BBC, çifti hollivudian, Jennifer Aniston dhe Justin Theroux, kanë njoftuar se po shkurorëzohen pas dy viteve martesë. Dy aktorët u njohën në xhirimet e filmit “Wanderlust”, ndërsa pas lidhjes katërvjeçare vendosën të martoheshin.
Përmes një njoftimi për media, ata kanë konfirmuar vendimin e përbashkët për shkurorëzim duke mos dhënë detaje rreth ndarjes por vetëm bënë të ditur se do të ngelen shokë edhe pas ndarjes.
Kjo është martesa e dytë e dështuar Anniston, e cila ka qenë e martuar për katër vite me Brad Pittin, me të cilin u ndanë në vitin 2005.