Jennifer Aniston: Të kesh një martesë të suksesshme nuk do të thote që do të zgjasë përgjithmonë
Jennifer Aniston ka folur hapur për martesat me Brad Pittin dhe Justin Therouxin në intervistë për revistën “Elle” ku deklaroi se vlera e këtyre martesave ishte e madhe, edhe pse nuk zgjatën shumë.
“Nuk e ndjej boshllëkun. Martesat e mia ishin shumë të suksesshme, të paktën kështu unë mendoj. Ne i kemi përfunduar ato, sepse nuk ishim të lumtur. Kemi menduar se ishte koha që të kërkojmë lumturinë diku tjetër”, u shpreh ajo.
Gjithashtu Jennifer shtoi se ka mosmarrëveshje dhe probleme në çdo martesë, por nuk mendon se është diçka për t’u anashkaluar.
“Nuk duhet të bëjmë ndonjë gjë të madhe rreth martesës. Nëse ju nuk jeni të kënaqur, duhet të dilni nga kjo marrëdhënie. Mos e vazhdoni lidhjen vetëm se keni frikë nga vetmia dhe gjëra të tilla. Mos humbni kohë në një martesë apo marrëdhënie të keqe”, tha aktorja 49-vjeçare.