Jennifer Connelly kritika për fustanin e saj të “pazakonshëm”
Ylli i filmit ”Requiem for a Dream”, Jennifer Connelly, gjithmonë është vlerësuar për veshjen më të mirë në botën e Hollywood-it. Por, paraqitja e saj e fundit është vlerësuar si tepër e keqe dhe kjo për shkak të një fustani i cili u konsiderua i pazakonshëm.
Connelly është paraqitur në darkën elegante të organizuar për nder të drejtorit të shtëpisë kreative të modës “Louis Vuitton” me një fustan nga koleksioni i fundit i këtij brendi, por që doli të jetë vendimi i gabuar për evenimentin elegant. Edhe pse sjellja e saj prej një dame ishte në nivel, Jennifer megjithatë mori komente negative për këtë edicion.
Shumë prej fansave të aktores thanë se ky ishte fustani më i keq që kanë pare.