Jennifer Garner: “E rëndësishme është që fëmijët e mi të mos jepen pas pas botës materialiste!”
Ndërsa jeta e tyre është nën syrin vigjilent të publikut, prapa dyerve të mbyllura, aktorja e famshme Jennifer Garner thotë se ata janë si çdo familje tjetër e zakonshme. E pyetur nëse bën jetë luksoze, Garner tha se po jeton çdo moment të jetës si të gjithë njerzit.
“Ne jemi si çdo familje tjetër që mund ta imagjinoni. Gjatë kohës sime të lirë, jemi vazhdimisht së bashku. Familja ime është në radhë të parë dhe më pëlqen shumë kur qeshim”, tha ajo.
Aktorja vuri në dukje se është e rëndësishme që fëmijët e saj të mos jenë materialistë në jetë dhe për këtë arsye shpesh i dërgon në një fermë familjare për të mësuar se bota materiale nuk është gjëja më e rëndësishme.
“Unë dua që ata të dinë se nuk kemi nevojë për të gjitha këto gjëra në mënyrë që të bëjmë jetë të lumtur”, përfundoi Garner.