Lajme

20 February 2018

Jennifer Lawrence ende e paqartë për drejtimin që do marrë , shpreh dëshirën për ti hyrë politikës

Jennifer Lawrence pas kritikave të ashpra dhe zhgënjimit që mori nga filmi “Mother” deklaroi se do të hiqte dorë nga aktrimi. Megjithëse ajo është në përfundimin e dy projekteve të tjera filmike, aktorja e famshme ende nuk është shkëputur përfundimisht, kjo edhe sepse ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë më pas.

Por së fundmi ajo ka shprehur dëshirën për t’u bërë politikane dhe kjo do të ishte një arsye shumë e fortë për të hequr dorë nga profesioni i saj, megjithëse fansat nuk janë aspak dakort.

Mesa duket, Lawrence aspiron të bëjë shumë gjëra në jetë, më parë kishte vendosur të hapte një fermë kafshësh, më pas të merrej me poçeri ndërsa tani është kthyer nga politika. Drejtimi i së
ardhmes së saj vazhdon të mbetet në pikëpyetje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com