Jennifer Lawrence i jep fund lidhjes romantike me regjisorin 22 vite më të madh
Jennifer Lawrence 27-vjeç dhe regjisori i “Mother” Darren Aronofsky 48-vjeç i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 1-vjeçare, konfirmon revista “People”. Ndarja përflitet se ka ndodhur një muaj më parë dhe ata kanë mbetur miq.
Dyshja nisi të shoqërohej me njëri-tjetrin në muajin shtator të vitit të kaluar, gjatë xhirimeve të filmit “mother!”, dhe lidhje e tyre nisi të lulëzonte pavarësisht diferencës së moshës prej 22 vitesh.
Çifti është munduar ta mbajë sekret lidhjen gjatë promovimit të filmit një vit më vonë por Jennifer dhe Darren pozuan bashkë në premirën e filmit në New York.