Lajme

08 January 2018

Jennifer Lawrence ka patur një tjetër ëndërr në fëmijërinë e saj

||
0 Comment
|

Jennifer Lawrence është njëra prej aktoreve më të paguara, por ajo në një intervistë për “Oprah Winfrey” tregon se me çfarë do të merrej nëse nuk do të ishte pjesë e ekranit të madh.

Jennifer ka thënë se si fëmijë kishte ëndërruar të bëhej dizejnuese e enterierit, pasi nëna e saj kishte një mikeshë që kishte dizejnuese. Lawrence është rritur në Kentucky dhe gjithmonë ka qenë e përkushtuar ndaj familjes dhe asnjëherë nuk e ka imagjinuar veten si person i cili fokusohet tërësisht në karrierë.

“Ishte diçka që nuk dija për veten derisa të bëhesha e suksesshme dhe pastaj dëshiroja të bëhesha edhe më e suksesshme. Do të bëja një film të mrekullueshëm dhe pastaj do të doja të ishte edhe më mirë. Do të fitoj para dhe pastaj do të doja të bëja më shumë para. Unë nuk e dija fare deri në të njëzetat e mia të hershme”, ka theksuar aktorja.

27-vjeçarja përfitoi 500.000 dollarë për pjesën e parë të trilogjisë “The Hunger Games”. Mirëpo, pasi filmi fitoi 691 milionë dollarë në gjithë botën, aktorja mori 10 milionë dollarë për të xhiruar pjesën e dytë të filmit.

Është vlerësuar se trilogjia “The Hunger Games” ka fituar mbi 2.3 miliardë dollarë në mbarë botën, duke e bërë atë një nga filmat më të suksesshëm në historinë e kohëve të fundit.
Pas këtij suksesi, Lawrence ka siguruar rolin e saj në filma të tjerë të çmuar, si ” Silver Linings Playbook “, për të cilin ajo fitoi çmimin Oskar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com