Jennifer Lawrence kalon momente frike pasi avioni me të cilë udhëtonte pësoi defekt
Jennifer Lawrence ka përjetuar momente të frikshme gjatë kohës që ishte duke udhëtuar drejt New Jerssey-t pasi aeroplani pësoi një defekt në motorr.
Aeroplani u detyrua të bënte ulje emergjente në Buffalo në New York këtë të shtunë. Përfaqësuesi i aktores ka konfirmuar se Jennifer është mirë me shëndet dhe e padëmtuar fatmirësisht. Fituesja e çmimit Oscar ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte kaluar disa ditë pushimi me familjen e saj në Louisville. Pas incidentit dhe problemeve në motorrin e avionit, piltotët u detyruan të bënin ulje emergjente. Gjatë kësaj ulje, motorri i dytë i aeroplanit dështoi plotësisht por për fat të mirë nuk pati të lënduar.