Jennifer Lopez bëhet nostalgjike! Publikon videon ku shfaqet së bashku me ish-të dashurin e saj….
Kanë kaluar 16 vjet që kur Jennifer Lopez ka publikuar videon muzikore të këngës “Jenny From The Block”. Por përmes rrjetit social Instagram Jennifer është kthyer pas në kohë duke publikuar disa momente shkëputur nga kjo video.
Por ka habitur fakti që ajo ka zgjedhur pikërisht momentin kur shfaqet aktroi Ben Affleck, i cili asokohe ishte i dashuri i J.Lo. Reagimi i fansave ishte i menjëhershëm sepse ata e kanë komentuar videon duke u shprehur nostalgjikë për kohën kur çifti ishte bashkë.
Gjatë kohës kur ishin bashkë, Jennifer dhe Ben njiheshin si ‘Bennifer’ në Hollywood, ndërsa krahas jetës personale, ata bashkëpunonin edhe në aspektin professional. Dy aktorët kanë luajtur bashkë edhe në filmat “Gigli” (2003) dhe “Jersey Girl” (2004).
Ndërsa në përshkrimin e saj në Instagram, Lopez ka thënë se albumi “This Is Me…Then” ka qenë albumi më personal dhe albumi i saj i preferuar deri më tani.