Jennifer Lopez femra me më shumë influencë për vitin 2018 sipas revistës “Time”
Revista “Time” ka publikuar listen e 100 personave më me ndikim për vitin 2018, e cila kryesohet nga Jennifer Lopez. Gjithsej u realizuan 6 kopertina, në të cilat përveç Jennifer Lopez ishin të përfshira edhe Nicole Kidman, Roger Federer, Tarana Burke, Satya Nadella, dhe Tiffany Haddish.
Kopertina e JLo ishte një ndër realizimet më të bukura, sepse e veshur me një fustan të bardhë i jepte pamjen e vërtetë të një njeriu me influencë.
Jennifer është cilësuar si një interpretuese ikonike dhe si aktorja e parë latine që ka fituar rreth 1 milion dollarë për një film. Ajo është gjithashtu një nënë shumë e kujdesshme, një
aktiviste e denjë për shoqërinë, një dizenjatore, filantropiste dhe prodhuese.
Në listën me 100 persona është i përfshirë edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe disa figura të rëndësishme të politikës në Amerikë.