Lajme

25 September 2017

Jennifer Lopez jep ndihmën e saj për të prekurit nga uragani “Maria”

Yjet e Hollywoodit kohët e fundit kanë treguar që dinë të jenë shumë socialë dhe bamirës, pavarsisht se mund të duken si tipa të mbyllur, tepër të ftohtë  dhe që qëndrojnë larg njerëzve.

Rasti i fundit është ai i këngëtares Jennifer Lopez, e cila në një konferencë për shtyp njoftoi se do të dhurojë një milion dollarë për të prekurit nga uragani  “Maria” në Porto Riko dhe në Karaibe.

48 vjeçarja bëri të ditur se iniciativën për ndarjen e këtij fondi, e ka marrë së bashku me burrin e saj Alex Rodriguez. Lajmërimi u bë fillimisht në gjuhën spanjolle, e më pas edhe atë angleze.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com