Lajme

23 January 2018

Jennifer Lopez performon këngën në bashkëpunim me Cardi B para lancimit për gjithë publikun

||
0 Comment
|

Jennifer Lopez dhe Cardi B pritet që të lansojnë këngën e tyre të re kushtuar parave. “Quiero Dinero” titullohet projekti i ri nga dyshja e njohur. Por para se kënga të publikohet për gjithë publikun Jennifer e ka kënduar atë në një nga koncertet e saj.

Gjatë një performance të saj në Staples Center të Los Angelesit, Jennifer Lopez performoi një seri këngësh, duke përfshirë edhe “Bitch Better Have My Money” nga Rihanna dhe të tjera këngë.

“Quiero Dinero” është një këngë në spanjisht, me Lopezin që i këndon dashurisë së saj për të hollat. Në dhjetor, Jennifer Lopez konfirmoi bashkëpunimin në një bisedë që u zbulua në Instagram nga DJ Khaled. Cardi ashtu si Jennifer ka festuar bashkëpunimin e fundit, duke thënë se është një ëndërr bashkëpunimi mes tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com