Jennifer Lopez shfaqet joshëse në fushatën e brendit “Guess”
Superylli botëror, Jennifer Lopez, ka shkëlqyer në fushatën e fundit të realizuar për brendin “Guess”.
Këngëtarja e skenave të mëdha botërore u shfaq tejet joshëse me flokët e kuruar, bluzën e bardhë dhe minifundin bardhë e zi. Disa foto ajo i ka publikuar për fansat e saj dhe në rrjetet sociale.
Jennifer Lopez është në lidhje me yllin e futbollit amerikan, Alex Rodriguezin. Ajo ka publikuar së fundmi edhe projektin “Amor, Amor, Amor” në bashkëpunim me Wisin.