Lajme

06 September 2018

Jennifer Lopez shumë e dashuruar me Alex Rodriguez! Nuk qëndron dot një ditë larg tij

Jennifer Lopez pas tre dashurive duket më në fund e lumtur në dashuri. Merita i takon pikërisht kampionit të bejsbollit, Alex Rodriguez. Pas divorcit të fundit Jennifer deklaroi se e kishte mbyllur me dashuritë por takimi me Alex ndryshoi gjithçka.


Pushimet i kanë kaluar së bashku në Itali. Pas rikthimit nga pushimet, Jennifer e deklaroi dashurinë për ish-kampionin në publik. Ajo në MTV Video Music Awards 2018 u shpreh se Alex është shpirti i saj binjak dhe ai çdo ditë e bën të kuptojë se qielli nuk ka limit, universi është i pafund ashtu sikurse ata mund ta krijojnë së bashku me dashuri, besim dhe mirëkuptim.

Sipas burimeve pranë çiftit marrëdhënia me Rodriguez e ka bërë “Jennifer-in më të matur dhe më të pjekur. Sekreti i lidhjes së tyre qëndron në faktin se ata e konsiderojnë familjen shumë të rëndësishme duke vendosur fëmijët para gjithçkaje.


Së fundmi, ata janë fotografuar së bashku në Los Angeles dhe madje si rrallëherë ata i kanë kushtuar edhe dedikime njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Duken shumë në formë, të lumtur dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.

Në postimin e saqj ajo shkruan: Një ditë larg dhe ja ndjej që tani mungesën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com