Jessica Alba flet për zakonin e saj të tmerrshëm si prind
Aktorja amerikane, Jessica Alba në një intervistë për revistën “Instyle” është ndalur ndër të tjera edhe për faktin e të qënit prind. Si një nënë e tre fëmijëve, Jessica e di se cilat janë rregullat më të rëndësishme, por ndonjëherë ndodh që edhe ajo të bëj lëshime.
Kur është fjala për fëmijët, Jess tha se është shumë i rëndësishëm edukimi i tyre dhe të përgatiten për jetën.
“Unë e kam një zakon të tmerrshëm. Sa herë që fëmijët kanë një problem për të gjetur diçka, ata më pyesin: ‘Mami, ku është çanta e shpinës, furça e dhëmbëve, çdo gjë.’ Unë gjithmonë iu përgjigjem duke iu thënë “Ngrini prapanicën tuaj dhe kërkojini”. Mendoj se kjo është një shprehi e keqe prindërore”, tha ajo.
Aktorja më pas ka zbuluar se po përpiqet të gjejë një ekuilibër midis punës dhe familjes, sidomos kur bëhet fjalë për djalin e saj, i cili është vetëm pesë muajsh.