Jessica Alba në pritje të fëmijës së tretë
Jessica Alba dhe Cash Warren priten të bëhen prindër për herë të tretë. Aktorja 36-vjeçare ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, ditën e hënë për të zbuluar lajmin e bukur se ajo është në pritje të një tjetër fëmije me bashkëshortin e saj producent.
Ajo ka postuar një video të ëmbël me dy vajzat e saj, të shoqëruar me mbishkrimin: “Cash Warren dhe unë do të shtohemi me një tjetër fëmijë. E bekuar”.
Jessica dhe Cash janë aktualisht prindër të dy vajzave, Honor 9-vjeç dhe Haven 5-vjeç. Pas këtij lajmi kanë reaguar fansat e shumtë të aktores të cilët e kanë uruar për lajmin e mirë.