Jessica Alba zbulon gjininë e fëmijës së saj të tretë
Aktorja hollivudiane, Jessica Alba nëpërmjet një video të mrekullueshme të publikuar në Instagram ka zbuluar gjininë e fëmijës së tretë. Aktorja 36-vjeçare dhe dy vajzat e saj dukeshin në gjendje të mirë shpirtërore, duke qeshur, ndërkohë që festonin për pjesëtarin më të ri që do i shtohet familjes së tyre. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të një djali.
“Cash Warren dhe unë nuk mund të ishim më të kënaqur se kaq. Në pritje të një djali, së shpejti nëna e tre fëmijëve”, shkruan bashkangjitur videos Jessica.