Jessica Biel duhet të ndihet me fat pas dedikimit të bërë nga Justin Timberlake
Këngëtari 36-vjeçar,Justin Timberlake ka përdorur rrjetet sociale për t’i uruar bashkëshortes së tij, Jessica Biel përvjetorin e 5-të të martesës së tyre. Ai ka postuar një video të bërë kohë më parë në studion e regjistrimit për të festuar momentin e tyre më të bukur.
“Për bukuroshen time, Jessica Biel: Ti më ke mësuar se çdo të thotë dashuria e vërtetë. Nuk mund ta them dot me fjalë se si kanë qënë këto 5 vite për mua. Kështu që, dëgjo melodinë sepse dashuria ime fshihet aty. Gëzuar përvjetorin e 5-të bashkëshortja ime. Një këngë për ty. Kjo këngë ishte kërcimi ynë i parë”, shkruan në postimin e tij Justin.