Lajme

14 November 2018

Jessie J emocionon fansat me lajmin e trishtë: Unë nuk jam në gjendje të kem fëmijë

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, së fundmi ka performuar në skenën e  ‘The Royal Albert Hall’, ku habiti fansat me lajmin e trishtë.

Ajo u shpreh para publikut se: “Katër vjet më parë, mora lajmin se nuk do të jem në gjendje të kem fëmijë, dhe unë këtë nuk e ndava menjëherë me ju, për shkak se më vinte keq, sepse unë jam vetëm një mes atyre miliona femrave dhe meshkujve që kalojnë nëpër këtë gjendje. Nëse e keni përjetuar ndonjëherë diçka si kjo apo dini dikush që është duke kaluar nëpër këtë situatë, apo ka humbur një fëmijë, dijeni se ju nuk jeni vetëm në pikëllimin tuaj. Mendoj si të gjithë ju, përderisa unë jam duke kënduar këtë këngë”.

Në këtë periudhë pikëllimi ajo ka shkruar edhe këngën “Four Letter Word”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com