Lajme

17 November 2018

Jessie J me një mesazh inkurajimi për gjithë femrat: Bëhuni të mira për veten dhe njerëzit rreth jush

Jessie J është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo është mjaft aktive me postimet e saj në rrjetet sociale ku së fundmi ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një mesazh për të gjitha femrat. Fjalët e saj vijnë si një inkurajim i fuqishëm për çdo femër për tu kënaqur dhe për të qenë të lumtura me gjithçka kanë dhe janë.

“A është zgjedhja e një femre nëse është e bukur apo jo? Jo. Kam kaluar shumë nga fëmijëria ime duke u përpjekur të jem rehat me lëkurën time, ashtu si shumë vajza të tjera të vogla dhe kur u rrita vendosa të zhvilloj  karrierën time muzikore duke bërë shumë muzikë për të ndihmuar dhe frymëzuar veten dhe të gjithë gratë e tjera për bukurinë e tyre nga brenda. Ne të gjithë jemi të bukur. Ne jemi të mjaftueshëm vetëm ashtu siç jemi. Jini më të mirët! Ju nuk mund të zgjoheni dhe të jeni dikush tjetër përveç jush. Pra, ju lutemi ta doni fytyrën tuaj, trupin tuaj, mendjen tuaj, zemrën tuaj. Bëhuni të mirë për veten dhe për ata që janë përreth jush. Jini të ndjeshëm me fjalët tuaja. Nuk e keni idenë se çfarë mund të bëjnë për dike”, janë disa nga fjalët e Jessie në postimin e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com