Lajme

07 November 2017

Jessie J rikthehet fuqishëm pas dy viteve mungesë

Këngëtarja britanike, Jessie J ka dhënë një intervistë ku ka treguar se përgjatë këtyre viteve është përballur me një sëmundje të vështirë, që ende vazhdon të mbetet mister, njëkohësisht ajo është dashur të përballet edhe me humbjen e gjyshërve të saj. Për këtë arsye, vokali i saj i mrekullueshëm i ka munguar publikut dhe fansave por tashmë ajo është rikthyer më energjike se kurrë.

29-vjeçarja së fundmi ka qënë pjesë e ndarjes së çmimeve të “BET Soul Train Awards” në Las Vegas. Ajo është cilësuar si një ndër personazhet e veshur më mire. Për sa i përket karrierës së saj muzikore, Jessie është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Këngëtarja sapo ka lançuar në treg albumin e saj të ri “R.O.S.E” si edhe single-in “Think About That”, që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com