Jessie J triumfon në “X Factor China”
Një edicion i ‘X Factor’ është organizuar në Kinë, ku pjesëmarrës ishin këngëtarët më të mirë aziatikë, e ndër ta ishte ftuar edhe Jessie J.
Për disa javë me radhë këngëtarja me famë botërore ka konkurruar njësoj si këngëtarët e tjerë. Ajo ka risjellë në performancat live disa nga këngët e saj më të njohura, por jo vetëm.
Jessie J u shpall fituese në natën finale me këngën “I will always love you’, me të cilën emocionoi të pranishmit me vokalin e saj të veçantë.