Jeta e Lil Wayne në rrezik
Sipas thashethemeve reperat Lil Wayne dhe Chris Brown po vuajnë nga varësia prej heroinës. Wayne mendohet të ketë kaluar tek heroina pasi trupi i tij ka fituar tolerancë nga lëndët e tjera narkotike që reperi ka konsumuar. Të njëjtat burime tregojnë se nëse ai nuk kurohet në një klinikë rehabilitimi, mund ta humbasë jetën. Urojmë që kjo të mos jetë e vërtetë pasi hip hop-i do humbiste një reper të talentuar.