JLo dhe Drake nuk e përmbajnë veten në publik
Puthjet, përqafimet dhe përkëdheljet nuk kanë munguar mbrëmjen e së enjtes mes këngëtares dhe aktores së njohur Jennifer Lopez me reperin Drake. Ata ishin në një party në Las Vegas në të cilën u shpallën dhe mbreti e mbretëresha e mbrëmjes. 47 vjeçarja kishte veshur një fustan plot shkëlqim të shkurtër ndërsa partnerii saj, 30 vjeçari Drake, ishte veshur me një kostum serioz, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Nuk dihet sa do të zgjasë kjo marrëdhënie për dy yjet e njohur por mund të themi që ngjajnë shumë bukur si çift.