JLo ka treguar çfarë pëlqen aq shumë tek djemtë e rinj
Mamaja e dy fëmijëve në një intervistë sëfundmi tregoi që vite më parë ka pasur probleme me vetëbesimin. Ajo tha për revistën W: “Unë nuk e vlerësoja dhe pëlqeja trupin tim kur isha rreth 20 vjeçe.”
Këngëtarja dhe aktorja e njohur tregoi që e admironte faktin që meshkujt kur janë në të 20 janë shumë konfident dhe me vetbesim të lartë. Ndërsa vajzat sipas artistes janë e kundërta, janë të pasigurta në maksimum në këtë moshë. “Por me kalimin e viteve gjërat ndryshojnë plotësisht,”-ka thënë JLo, “femrat fitojnë shumë vetëbesim e ndihen mjaft mirë me veten e tyre,diçka qe i bën të duken edhe më të bukura, ndërsa meshkujve u ndodh e kundërta.”