JLo zbulon një detaj rreth marrëdhënies me Alex Rodriguez
Jennifer Lopez ka zbuluar së fundmi se miqtë e saj i referohen asaj dhe të dashurit Alex Rodriguez, me pseudonimin “J-Rod”, duke lënë kështu të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre sa vjen dhe forcohet.
Këngëtarja 47-vjeçare ka treguar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Billboard Latin Music”, ditën e enjte se ajo dhe sportisti 41-vjeçar ndihen shumë mirë që miqtë i thërrasin me këtë nofkë.
Lopez ka shprehur gjithashtu hapur ndjenjat për të dashurin e saj, duke thënë: “Jam shume e emocionuar. Sa herë që përfundoj diçka shkoj në shtëpi dhe dua që ai ta dëgjojë. Ai më mbështet shumë dhe është shumë i dashur”.