Jo gjithmonë marrdhënia me fansat është në nivelin e duhur, diçka aspak pozitive i ka ndodhur së fundmi Encës
Janë të rralla rastet kur personazhet publikë kanë një marrëdhënie jo të mirë me fansat.
Diçka e tillë i ka ndodhur Encës e cila ka përjetuar një situatë vërtet të sikletshme me fansin e saj.
Këngëtarja është përballur me një fans i cili e ka kërcënuar se nëse e bllokon, do t’i shpërndajë numrin personal.
Por Enca nuk e ka lënë me kaq. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve në Instagram që t’i bëjnë Spam djalit në fjalë duke e quajtur atë një ‘kalama që do të mallkonte ditën që ka lindur”.