Jo vetëm aktore, Blake Lively na zbulon pasionin e saj të fshehur…
Blake Lively mamaja e dy fëmijëve të mrekullueshëm nuk është vetëm një aktore e suksesshme, por ajo paska edhe një tjetër profesion që shumë pak e dinin. Blake dizenjon arredimin e shtëpive të miqve të saj të ngushtë, dhe këtë e bën falas.
Një fakt të tillë , aktorja simpatike e ka bërë me dije përmes instagramit, ku ka treguar disa momente nga puna krijuese, ku ajo shfaq copa tekstile, skica, pëlhura, printime dhe disa detaje vërtet interesante nga stili i punës së saj.
Ajo dallohet për stilin elegant të veshjeve, aksesorëve dhe look-un me të cilin shfaqet në daljet e saj publike por këtë pasion për interior design askush nuk e dinte.