Lajme

29 June 2018

Jo vetëm një kampion garash tani Lewis Hamilton bëhet pjesë e botës së muzikës

Lewis Hamilton është një nga pilotët më të famshëm dhe më të suksesshëm të “Formula 1”, i cili duket se ka vendosur të provojë veten edhe në një fushë tjetër, muzikën. Një gjë e tillë është lënë të nënkuptohet nga një koment në foton e këngëtares Christina Aguilera ku ai padashje ka zbuluar se ka debutuar në mënyrë sekrete në këngën e rë të këngëtares “Pipe”.

Kampioni i “Formula 1” dëgjohet teksa këndon në këngën e Aguilera-s dhe ka përdorur si emër arti XNDA. Thuhet se më herët Hamilton ka punuar me Jay Z dhe Kanye West, por asgjë nuk u konkretizua.

Ndërkohë Christina ka thënë se po punon me një person, i cili prej disa kohësh po përpiqet të gjejë stilin e tij të kënduarit dhe më në fund është gati të lançohet si këngëtar. Tani kuptohet se bëhet fjalë për Hamilton.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com