Jo vetëm pas Duas, bota po çmendet edhe pas Dukagjin Lipës!
“Kur të vjen fama hapi derën”– thotë populli, apo nuk është kështu? Nejse! Familjes së Dua Lipës i ka ardhur fama dhe e mira familiarisht.
Jo vetëm Dua, por edhe babai i saj Dukagjin Lipa, i cili është edhe menaxheri i saj njëkohësisht ka rënë në sy të mediave dhe fansave.
Në mbrëmjen e “British Awards” ku Dua jo vetëm që shkëlqeu në pamje por arrite të fitonte edhe një çmim, gjithashtu ishte artistja më e nominuar e mbrëmjes, atë mbrëmje në qendër të vëmendjes u vendos edhe Dukagjini.
Teksa prezantuesi i “British Awards”, Jack Whitehall shkon në trasmetim direkt në tavolinën në të cilën Dua ishte ulur, i thotë Duas se Dukagjinin e ka fiksim, teksa Dua qesh dhe mbulon fytyrën me duar.
“A mund ta xhironi me kamera këtë djalë? Babi më i pashëm në industrinë e muzikës. A mund t’i ndërrojmë?”, e pyeti prezantuesi Duan e cila dha një përgjigje të prerë se nuk do e ndërronte babain kurrë.