Jo vetëm që nuk u ndanë por Khloe po mendon martesën me Tristan
Në momentin kur u zbulua se Tristan e tradhëtoi me pesë femra, Khloe do i jepte fund marrëdhënies së tyre por nuk ndodhi kështu. Sipas një burimi për revistën “People”, ata jo vetëm që e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre por edhe po mendojnë të martohen.
Sipas burimit Khloe është çdo ditë dhe më e lumtur dhe pasi tristan është penduar ajo dëshiron ta mbajë familjen e bashkuar duke i dhënë dhe një mundësi Tristan. Khloe nuk ka reaguar në lidhje me tradhëtinë e Tristan në public, por vetëm në lidhje me vajzën e saj dhe si të rikthehet në formë.