Jo vetëm që u rikthye me bashkëshorten por Agon Amiga bëhet edhe baba
Tradhëtia që Agon Amiga i bëri bashkëshortes së tij i çoi ata drejt ndarjes në vitin 2015. Mirëpo gjithçka u hodh pas krahëve në vitin 2018, pasi Agoni dhe Egzona u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit dhe duken të dashuruar si ditën e parë.
Por jo vetëm kaq sepse reperi shqiptar është bërë baba për herë të parë. Mësohet se ditën e djeshme ka ardhur në jetë fëmija i parë i Amigës dhe Egzonës dhe për këtë arsye reperi ka munguar në koncerte.
Ata janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Noel.