Joell Ortiz ndihmon të prekurit nga uragani “Maria”
Joell Ortiz jep mbështetjen e tij për të prekurit nga uragani “Maria”.
Njerëzit e Puerto Rikos ende kanë nevojë për furnizime të shumta pasi uragani “Maria” goditi ishullin dy javë më parë.
Ortiz u bashkua me disa organizata për të ofruar ndihmën e tij.
“Porto Riko po kalon disa nga momentet më të vështira të tij. Është e trishtueshme të shohësh se një territor i SHBA po trajtohet si një vend i huaj, por ne do të mbizotërojmë”, thotë Ortiz.