John Cena me zemër të thyer dhe ende i dashuruar me Nikki Bella
John Cena ishte i ftuar në emisionin “Today” ku është ndalur dhe ka folur së tepërmi edhe për ndarjen e tij nga Nikki Bella. Pavarësisht se të jep përshtypjen e një djali të ashpër ai gjatë emisionit tregoi një anë të karakterit që shumë pak persona e njihnin. Ai habiti kur tregoi për dashurinë e tij të pavdekshme për Nikkin dhe se si ai ende dëshiron të martohet me të.
“Zemra ime u thye”, shprehet Cena që në nisje të bisedës. “Unë nuk dua askënd tjetër. Unë e dua Nicole dhe unë jam me të vërtetë duke u përpjekur për të gjetur dhe për të rregulluar problemin që solli ndarjen tone. Unë dua të jem me të, unë dua që ajo të jetë gruaja ime, dua të jem babai i fëmijëve të saj”.
Cena nuk e ka zbuluar arsyen që e detyroi Nicole të hiqte dorë prej tij disa muaj para martesës. “Ka pasur një sërë situatash fatkeqe që çuan në përfundim të marrëdhënies sonë”, vazhdon John. Ai e konsideoi veten fajtor për ndarjen madje edhe egoist duke cituar se ai nuk donte të kishte fëmijë.