John Legend flet për ndjesinë e të qënit prind
John Legend po përgatitet të bëhet edhe njëherë prind, pasi ai dhe bashkëshortja e tij mirëpresin ardhjen në jetë të fëmijës së dytë vitin e ardhshëm. Muzikanti ka folur rreth faktit të qënit prind duke u shprehur se ai dhe modelja 32-vjeçare po mësojnë se si të kujdesen të dy për fëmijët.
“Nuk e dija që të qënurit prind të sillte kaq shumë surpriza. Ti mëson çdo ditë gjëra të reja. Pjesë e këtij mësimi është si të jeni të dy prindër. Edhe pse Chrissy dhe unë jemi bashkë prej shumë kohësh, ne nuk kemi qënë të dy prindër deri vitin e kaluar.
Ti zbulon se çfarë përgjegjësishë ke. Eshtë vërtet tërheqëse të shohësh mendjen e një njeriu të zhvillohet dhë të shohësh si i kapin gjërat dhe sa shpejt i mësojnë”, është shprehur John.