John Legend kerkon ne profilin e tij ne Twitter te nderrohet himni i SHBA
Kengetari i muzikes soul, John Legend eshte shprehur ne Twitter se ka ardhur koha te ndryshoje himni i SHBA, pasi per te eshte shume racist. Mbi te gjitha, ai shprehet se e ka gati nje strofe tjeter e cila tregon indinjaten per luften kunder njerezve me ngjyre. Nese shikoni ne profilin e tij ne Twitter kohet e fundit, kengetarit rralle mund ti gjeni ndonje postim ne lidhje me muziken apo kuncertet e tij, ai eshte koke e kembe i dhene pas fushates elektorale per zgjedhjet presidenciale ne amerike. Kuptohet, kunder Donald Trump, por e cuditshe eshte se nuk eshte as pro Hillary Clinton. Gjithsesi, shume ndjekes e kane cilesuar si mjaft ofendues kete postim, dhe mbase kengetari e ka fshire, pasi sot nuk mund ta gjejme dot ne profilin e tij.