Lajme

30 June 2017

John Legend mbron fuqizimin e grave në mbarë botën

|
By
|
0 Comment
|

John Legend mbron fuqishëm të drejtat e grave,pas një deklaratë që një senator amerikan ka dhënë së fundmi.
Senatori Cassidy është shprehur publikisht se pushimi pas lindjes për gratë nuk mund të shfuqizohet nga fondacioni Obama Care madje sipas tij duhet të jetë dhe për burrat, pasi të dyja gjinitë preken nga shtatzënia. Ai u shpreh se dhe burrat kanë nevojë për kujdesin pas lindjes duke qenë se “Gratë nuk mbesin shtatzënë pa spermën”.
Disa e kanë vlerësuar shumë faktin që ai dëshiron të ketë fonde për kujdesin pas lindjes për të dyja gjinitë, por arsyetimi, sipas John Legend, është i tmerrshëm.
Prandaj ai ka vendosur të përgjgjet në rrjetet sociale,duke shkruar:
“Përse duhet të përfshihen meshkujt? Është e nevojshme përmendja e tyre që gratë të marrin kujdesin shëndetësor? Na duhen më shumë gra në kongres”, shkruan Legend, i cili ka qenë dhe herë të tjera i përfshirë në tema të tilla, gjithnjë në mbrojtje të të drejtave të grave. Ai është i përfshirë në një organizatë bamirëse të quajtur “Chime For Change”, e cila fokusohet në grumbullimin e parave për të ndihmuar fuqizimin e grave në mbarë botën.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com