Lajme

04 August 2016

John Newman me tumor në tru

||
0 Comment
|

Ka qënë një dramë e vërtetë për këngëtarin britanik John Newman fakti që u diagnostifikuar me kancer. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se britaniku i famshëm i hitit “Love me again” e mësoi që në  vitin 2012 kur filloi të kish probleme të rënda me shikimin, por atëherë arriti të dalë me sukses nga operacioni.

Newman ka ende qeliza kancerogjene dhe do t’i nënshtrohet sërish një operacioni. Tumori i rikthyer nuk është kërcënues për jetën e John dhe arsyeja pse ai e ka bërë publike është që të rrisë ndërgjegjësimin tek njerëzit për t’i bërë testet dhe analizat mjekësore.

Këngëtari britanik ka vizituar vendin tonë disa muaj më parë kur mbajti koncertin për festën e Pavarësisë, koncert të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

john-newman-3

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com