Lajme

01 September 2017

Johnny Depp i zhytur në borxhe

|
By
|
0 Comment
|

Ka disa vite që lundron në borxhe të mëdha dhe filmi i fundit i sagës së “Piratëve të Karaibeve” nuk e ka ndihmuar që të dalë nga situata.Revista “People” raporton se Johnny Depp ka një mal me borxhe, plot 40 milionë dollarë dhe po bën gjithçka për t’i shlyer.Së fundmi, gjithnjë sipas revistës, aktori ka nxjerrë në shitje vilën në Kentucky, vendlindjen e tij.

Bëhet fjalë për një pronë prej 1800 metrash/katrorë, që aktori e ka blerë fillimisht në 1995 për 1 milionë dollarë, më pas e ka shitur për ta riblerë për 2 milionë dollarë në vitin 2005. Vlera aktuale e pronës përllogaritet në 2.3 milionë dollarë, një shumë që sipas “People” do t’i jepte kohë kapitenit Jack Sparrow për shlyerjen e detyrimeve.

Personi i fundit që ka banuar në këtë vilë ka qenë e ëma e aktorit, Betty Sue Palmer, e cila vdiq vitin e kaluar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com