Lajme

05 November 2017

Johnny Depp zhgënjen, i dehur në tapetin e kuq

Aktori Johnny Depp u paraqit këtë javë në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express” në Londër. Ylli i Hollywoodit u paraqit në tapetin e kuq përballë qindra fansave, ndërsa u ndihmua nga një nga personat e stafit të tij, duke çuar në supozimet se ai kishte lejuar vetes disa gota përpara nisjes.

Kështu ka bërë të ditur një burim i The Sun, i cili u shpreh: “Të gjithë mendonin se ai kishte pirë”.
Duke u shfaqur në ngjarjen magjepsëse në sallën ‘Royal Albert Hall’, 54-vjeçari thuhet se ka qenë i ‘ngopur me alkool’ duke u shoqëruar bashkë me yjet e tjerë si: Dame Judi Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh. I veshur me një kostum të zi dhe mjaft elegant, ylli me sa duket kishte nevojë për një shoqërues që ta mbante atë teksa hynte në sallën ku do të shfaqej premeira.
Ylli u tha gjithashtu se e kishte vizituar klubin famëkeq të Londrës, ‘The Box’, një natë më parë, thuhet në burimin e brendshëm të The Sun:

”Johnny nuk u ndal. Aktori kishte një natë të ngarkuar e cila vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit. Ai u gjithashtu shkeli rregullat duke pirë tre herë duhan brenda sallës”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com